Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, viziton sot Tiranën në kuadër të turit të tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizita vjen përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivar të Malit të Zi.
Në ndalesën e tij në Tiranë, Costa do të mikpritet nga kryeministri Edi Rama, rreth orës 11:00. Është parashikuar edhe një konferencë për shtyp në orën 12:15.
Për Shqipërinë, vizita e presidentit të Këshillit Evropian vjen në një kohë kur Brukseli po kërkon rezultate konkrete nga vendet kandidate, ndërsa Tirana synon të mbyllë negociatat dhe të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
Kujtojmë që Samiti i 5 qershorit do të mbahet gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Komente








