Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka reaguar pas vizitës së sotme në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Costa ka vlerësuar punën e kryeministrit Edi Rama në përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Teksa e cilësoi zgjerimin si domosdoshmëri strategjike për Europën, Costa i bëri thirrje Ramës dhe qeverisë shqiptare që të ruajnë përpjekjet për reforma dhe vrullin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Më vjen mirë që jam kthyer në Tiranë dhe të takoj sot në qytetin tënd plot jetë, Edi Rama. Përshëndes vendosmërinë dhe përpjekjet e Shqipërisë për t'u bërë anëtare e BE-së - falë, në një masë jo të vogël, angazhimit tuaj personal ndaj këtij procesi, i dashur Edi. Konferenca e Anëtarësimit e javës së kaluar konfirmoi progresin tuaj. Ju inkurajoj të mbështetni dhe intensifikoni përpjekjet për reforma dhe të ruani vrullin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në këtë kohë pasigurie gjeopolitike, zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për Evropën - një investim në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tone”, ka shkruar Kosta në rrjetin social X.
Good to be back in Tirana and meet you today in your vibrant city, @ediramaal!
— António Costa (@eucopresident) June 2, 2026
I welcome Albania’s determination and efforts to become a member of the EU - thanks in no small part to your personal commitment to this process, dear Edi.
Last week’s Accession Conference… pic.twitter.com/c32Qj30BB3
Lajmi kryesor:
Negociatat/ Gati mbyllja e 3 kapitujve, KE ia çon Këshillit Evropian, Costa: Jeni në rrugën e duhur! Rama: 100% dakordësi me BE









