Turistë gjermanë blejnë vaj ulliri në Vlorë! Specialisti i bujqësisë: Vaji i hidhur është bio

Vjelja dhe përpunimi i ullinjve është procesi më i bukur i stinës së vjeshtës në Vlorë. Një pjesë e madhe e fermerëve jetojnë me të ardhurat që marrin nga shitja e vajit të ullirit. Sot e shesin me 800 lek për litër, por çmimi mund të rritet në muaj në vazhdim.

“Unë pak kisha në fakt, rreth dy kuintal por jam i kënaqur se ullirit sivjet i ra shiu shumë vonë dhe u fryu me ujë.

Ne jemi prodhues që e shesim tek klientët tanë, shumica janë nga Durrësi.

Vaji del me një cilësi shumë të lartë, e konsumojmë vetë dhe po na teproi e shesim”, thanë fermerët.

Përpos vendasve në fabrikë gjetëm turistë gjermanë, të cilët pasi vizituan Vlorën shfrytëzuan rastin për të blerë vaj ulliri cilësor.

“E pamë në internet fabrikën e vajit dhe mendojmë se është i mirë ndaj erdhëm të blejmë dhe të kthemi në vendin tone me vaj bio”.

Sa i përket prodhimit, këtë vit është pak më i ulët se vitin e shkuar pasi kanë ndikuar disa faktorë, që i shpjegon Adhurim Lazaj, specialist i Qendrës Eksperimentale në Shamogjin.

“Pritet të kishte më shumë prodhim por veç ndryshimeve klimatike ndikoi sëmundja e quajtur “e palloit” që preku frutin e ullirit duke bërë që prodhimi të mos ishte në pritshmëri. Ndërkohë referuar vajit te ullirit përqindja e vajit në frut ka rënë ndërsa një nga shkaqet është avancimi i kohës së vjelljes. Dallimi mes një vaji cilësor ose jo lidhet me disa faktorë që nga vjelja dhe deri tek ruajtja. Vaji cilësor quhet kur është pak i hidhur..”, tha ai.

Ndërsa specialisti Ramo Merkohitaj tregon disa faktorë të tjerë që ndikojnë në uljen e produktivitetit.

“Sivjet ka qenë pak më shpejt vjelja e ullirit. Tani pothuajse 70-80 për qind është vjelë. Prodhimi ka qenë deri diku i mirë po më kryesore, i pastër nga miza. Ulliri është një nga pemët më të bekuara po ka dhe një gjë ulliri do ta krasisësh që të japë prodhim të mirë”.

Vlora është ndër kultivuesit dhe prodhuesit më të mëdhenj në vend. Nëse i referohemi shifrave zyrtare gjatë vitit 2023 u prodhuan 200 mijë ton vaj ulliri në rang qarku, ku 800 ton shkoi për eksport.

 

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë