Turistët e mashtruar, arrestohet
pronarja e "Pasha Holiday"

TIRANE- Policia e Tiranës deklaron se ka arrestuar pronaren e agjencisë turistike “Pasha Holiday” e cila mashtroi 189 turistë duke i ofruar paketë turistike për në Sharm el Sheik dhe më pas i braktisi në Egjipt. Policia pritet të mbledhë dëshmi nga turistët e kthyer nga Egjipti për të siguruar provat të cilat do të vënë para ligjit Marselinda Kërtoçi. Ndaj pronares së agjencisë Pasha Holiday nisi procedimi penal më 11 gusht, të shtunën.

Po të shtunën pronarja Marselinda Kërtoçi, lindur në Tropojë e banuese në Tiranë, dha deklarimet lidhur me këtë çështje”. Sipas Policisë së Tiranës, “turistët kanë kryer pagesat të paketës turistike” por Pasha Holiday nuk ka “siguruar më pas rikthim për në Shqipëri”.

Udhëtimi i ndërmarrë nga agjencia turistike Pasha Holiday nisi më 2 gusht dhe duhet të përfundojë të hënën më 13 gusht. Por “pushimet ëndërrimtare” u kthyen në mankth që në ditën e tretë të tyre, kur panë veten jashtë hotelit me gjithë valixhe. Më pas pronarët e hotelit kishin deklaruar se kompania kishte paguar qëndrimin por jo rikthimin.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan