Shqipëria vijon të mirëpresë flukse të larta me turistë, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin për të shijuar këto ditë të nxehta vere, për të eksploruar bukuritë e natyrës mesdhetare e për të njohur nga afër traditën e vjetër shqiptare.
Një dorë promovimit të kulturës tonë, i jep dhe Albanian Nights’ ku turistë nga vende të ndryshme të botës, mbeten të mrekulluar nga këngët e vallet, ushqimet, sofra e veshjet tradicionale.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në profilin e tij në Facebook, disa komente të turistëve, të cilët flasin për një përvojë fantastike shqiptare.
“Ishte një përvojë fantastike”, thanë të ardhurit nga Irlanda, njësoj si dhe turistët nga Ukraina.
Një i ri nga Suedia tha “do të kërcejmë një valle popullore shqiptare dhe do të dëgjojmë muzikë të mirë”.









Komente
Komento