Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja

1200 pasagjerë dhe 300 automjete kanë mbërritur këtë mëngjes në portin e Vlorës me tre tragete të linjës Brindisi-Vlorë, dhe bashkë me tragetin që mbërrin në mbrëmje, numri i pasagjerëve arrin në 1600 në 24 orë. Pritshmëritë janë edhe më të mëdha gjatë fundjavës dhe vizitorët janë kryesisht italianë.

‘Gushti ka filluar mirë, ne jemi në shifrat e vitit të kaluar dhe çdo ditë 50% pothuajse janë të huaj dhe pjesa tjetër shqiptarë. Ka dhe nga kombësit e tjera si, Grek, Turq, Spanjoll, etj.’- tha shefi Festim Skendaj, shef i përpunimit të trageteve në Portin e Vlorës.

Për eport tv turistët thonë se kanë zgjedhur Vlorën pasi kanë mësuar për plazhet e bukura që ofron, kulinarinë dhe mikpritjen.

‘Kam ardhur nga Brindisi, është hera e katër që  vij në Vlorë për pushime. Jemi gjendur gjithmonë mirë. Do të qëndrojmë në Vlorë , më  pas do të shikojmë të lëvizim edhe diku tjetër.’- u shpreh një turiste.

‘Vijmë nga Leçe. Është hera e parë që vijmë në Vlorë. Kemi dëgjuar gjëra të mira dhe na kanë këshilluar për të ardhur këtu. Hahet  mjaft mirë , sidomos peshku. Do të qëndrojmë në Vlorë, kemi këtu edhe miq të tjerë që kanë ardhur para nesh dhe janë duke na pritur. ‘- tha një turist.

‘Vijmë nga Brindisi, duket që këtu është shumë nxehtë. Jemi kuriozë të zbulojmë gjithçka. Disa miq tanë kanë ardhur vitin e kaluar edhe kanë folur mjaft mirë për vendin tuaj. Na kanë këshilluar disa vende për ti vizituar dhe do të qëndrojmë për tre ditë këtu.’- tha një turist.

Jo vetëm italianët por vizitorë nga mbarë bota, presin të eksplorojnë natyrën e mrekullueshme dhe plazhet e bukura të rivierës shqiptare.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar