Fauna dhe bota nënujore e plazheve të Vlorës ka qenë këtë herë në zgjedhjen e disa sportistëve Bullgarë të apasionuar pas peshkimit.
3 ditë peshkim, në ujërat e Karaburunit kanë qenë një eksperiencë e veçantë për djemtë bullgarë. Ata rrëfejnë përjetimet, atë se çfarë kanë parë dhe çfarë shije u ka lënë ky udhëtim i radhës për të njohur botën nënujore, ndonëse itinerari i tyre zhvillohet në situatë pandemie.
“Është bukur këtu, është si Italia më pëlqen, pamja është e mrekullueshme”, tha një turist i ardhur nga Bullgaria.
Pepi, një tjetër i ri, tregon se veç bukurive dhe pasurisë mbi dhe nën ujë që Vlora ofron, ka ndeshur në një fenomen jo fort të bukur për faunën detare. Gjuetia e peshkut me mënyra të ndaluara, peshkimi me dinamit dhe rrjeta jo të përshtatshme, është duke dëmtuar rëndë botën nënujore.
“Ajo që nuk më pëlqen është mënyra e gabuara se si gabuara, kemi takuar disa djem që peshkojnë në mënyra të ndaluara me dinamit. Nuk duhet ta dëmtojnë faunën nënujore, është e tmerrshme”, tha një tjetër.
Peshkatarët e ardhur nga Bullgaria shpresojnë rikthimin në qytetin bregdetar, i cili sipas tyre ka një natyrë të mrekullueshme.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
71.9%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2428
Lajme të tjera
-
Vlorë, lëvizte me armë me vete, arrestohet 34-vjeçari
18 Prill, 11:26
-
Media italiane: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri
17 Prill, 09:20
-
VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës
16 Prill, 21:19
-
'Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin shkurt, Rama: Jemi gati për të mirëpritur botën
16 Prill, 15:25
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?
16 Prill, 11:58
-
Himarë, po ndërtonte pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh, arrestohet 38-vjeçari
15 Prill, 12:02
-
Sarandë, qarkullonte me doza kanabisi dhe thikë në makinë, arrestohet në flagrancë polaku 46-vjeçar
15 Prill, 11:43
-
Vlorë, nis plazhi, në Pyllin e Sodës digjen goma, shtëllunga tymi mbulojnë qytetin
14 Prill, 15:07
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
E kishte fshehur në emër të një firme ndërtimi, SPAK i sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës Fatos Tushes, ish-kryebashkiak i Lushnjës
13 Prill, 12:52
-
I dënuar për prodhim narkotikësh, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë
11 Prill, 09:02