MADRID, 22 janar /ATSH-AFP/ - Spanja dhe Portugalia tërhoqën një numër rekord vizitorësh të huaj në vitin 2014, duke konfirmuar rolin që ka sektori i turizmit në rimëkëmbjen ekonomike në dy vendet e gadishullit iberik, që ishin prekur fuqishëm nga kriza.
"Viti më i mirë në historinë e turizmit të vendit tonë", festonte sot ministri spanjoll i Brendshëm dhe i turizmit, Jose Manuel Soria.
"Një vit historik në termat e numrit të turistëve, dhe të dhomave të hoteleve të prenotuara", deklaronte sekretari i shtetit portugez për Turizmin, Adolfo Mesquita Nunes.
Pas një viti 2013 tashmë rekord për Spanjën, vendi kaloi sërisht nivelet maksimale me rreth 65 milionë vizitorë të huaj në vitin 2014 (plus 7,1 për qind), duke rruajtur vendin e tretë botëror pas SHBA-së dhe Francës që është në vend të parë.
Në Portugali, sektori i turizmit theu rekorde me 15,1 milionë turistë mes janarit dhe nëntorit 2014, ku 8,9 milionë ishin të huaj, ndërsa në vitin 2013 u regjistrua një shifër prej 14,3 milionë turistësh./
/G.S/