Turizmi, Berisha: Në 1 shtator
shemben ndërtimet në bregdet
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Berisha foli për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare, teksa tha se 1 shtatori do të jetë vendimtar për rrëzimin e tyre. Berisha: Prishini vet, do paguheni! Ai shtoi se "dy rrugët e reja në jugë e kanë transformuar turizmin, sezoni turistik ka krijuar 190 mijë vende pune. Turizmi i Durrësit po sulmohet ligësisht nga "kasnecët" e Ramës".
TIRANE - Mbledhja e sotme e qeverisë nisi me 1 minutë heshtje në nderim të politikanit Arbën Xhaferri, i cili ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e hemoragjisë cerebrale, ndërsa vijoi duke folur për turizmin dhe investimet në këtë fushë.
Sipas Kryeministrit, dy rrugët e reja në jug e kanë transformuar turizmin, që sipas tij, së fundmi ka njohur investime të mëdha në të gjitha fushat.
“Sezoni turistik ka krijuar 190 mijë vende pune, tha Berisha, ndërsa vijoi, -investuam 220 milionë lekë në turizëm”.
Ndërkaq, Kryeministri tha se “turizmi malor nuk ka njohur kaq shumë turistë sa këtë vit, dyndja turistike ka qenë si kurrë më parë”, ndërsa falënderoi të gjithë turistët që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet.
“Me vendimin e tyre fisnik bënë që sezoni i deritanishëm të jetë sezoni më i paprecedent në historinë e vendit. Bënë që Shqipëria të marrë rreth 277 mijë më shumë turistë gjatë 7 muajve të parë të vitit se një vit më parë, kjo rritja më e ndjeshme. Bënë që të fuqizohet më tej si degë kryesore në ekonominë shqiptare dega e turizmit”.
Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha foli edhe për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare, teksa tha se 1 shtatori do të jetë vendimtar për rrëzimin e tyre.
“1 shtatori do të shënojë zbatimin më rigoroz të ligjit nga Ksamili deri në Velipojë për të gjithë të babëziturit që ndërtojnë në bregdet, ndërkohë që ka sipërfaqe të pafundme ku mund të ndërtojnë, nuk duhet zbatuar prona e shtetit”, deklaroi Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Berisha theksoi se me rënien e fluksit turistik e “gjithë forca e ligjit do të rëndojë mbi ndërtimet pa leje, ndaj këtyre njerëzve që duan të shkatërrojnë këto pasuri natyrore që janë dhuratë nga Zoti”, ndërsa shtoi se nëse i shembin vet do të paguhen.
Së fundmi, kryeministri Berisha ju drejtuar edhe kreut të PS, Edi Rama, duke thënë se “kasnecët e tij që hedhin baltë nuk i bëjnë nder Ps-së”. Sipas Kryeministri, turizmi i Durrësit po sulmohet ligësisht prej tyre.
(Gre.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
61.8%
-
Mjaftueshëm
30.3%
-
S'kam mendim
7.8%
Vota total: 650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin
8 Janar, 15:05
-
Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr
8 Janar, 14:56
-
SHBA, nisin homazhet për ish-presidentin Jimmy Carter
8 Janar, 14:50
-
U ekstradua nga Turqia, Report Tv siguron pamjet kur Dritan Rexhepi futet në ambientet e burgut 313 në Tiranë
8 Janar, 14:48
-
Italia sytë nga Lara Colturi, kreu i Skive për Report Tv: Federata vetëm s’e mban dot! Do ishte fatkeqësi kombëtare
8 Janar, 14:44
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, pas 1 viti pezullim, GJKKO nis gjykimin në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e kompleksit 'Golden'
8 Janar, 14:42
-
VIDEO/ 40-vjeçari LeBron James mrekullon NBA, veprimi 'fluturues' mbi parket zbeh moshën mbi shpinë
8 Janar, 14:36
-
Dosja '5D' fraksioni II/ Dhanë tenderin e “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” dy ish drejtorëve! SPAK çon në gjyq 9 zyrtarët e bashkisë Tiranë
8 Janar, 14:28
-
Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit
8 Janar, 14:22
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11