Turizmi fut në "sherr" deputetët 
Në 27 korrik seancë e posaçme

Turizmi fut në Në 27 korrik seancë e posaçme">
TIRANË - Ishte parashikuar që seanca e kësaj të enjteje të ishte e fundit për punimet e Kuvendit të Shqipërisë në këtë sesion parlamentar, por debatet e forta mes deputetëve që në nisje të seancës për futjen ose jo në rend të ditës të projektligjit të turizmit, detyruan kryparlamentarin Ilir Meta të shpallë një seancë të posaçme të hënën e 27 korrikut vetëm për diskutimin e këtij drafti.

...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe këtë seancë Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate, të cilësuara edhe nga vetë deputetët si “jo serioze”.
 
Projektligji për turizmin, i cili u kërkua nga një grup deputetësh të mazhorancës për tu futur në rendin e ditës të kësaj seance, u bë shkak për nisjes e debateve që në fillim të seancës. Opozita  kundërshtoi miratimin e këtij projektligji këtë të enjte, me argumentin se në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese është rënë unanimisht dakord nga anëtarët që ky draft të miratohet në shtator, kohë kur nis sesioni i ri parlamentar. Mazhoranca nga ana tjetër pretendoi se është zhvilluar një mbledhje të hënën, ku opozita edhe pse është njoftuar nuk ka marre pjesë, ku është bërë disktutimi i këtij projektligji. Opozita foli për një mbledhje "fantazme" për të cilën nuk është njoftuar.

“Ky projektligj nuk ka kaluar nen për nen në komisionet parlamentare”, -tha Edi Paloka. “Opozita nuk është përgatitur për diskutim”, u shpreh deputeti tjetër demokrat Edmond Spaho. Një deklaratë që tingëlloi çuditshëm për kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, në kushtet kur diskutimet janë bërë në komisione e përgatitja nuk ka arsye të mungonte!
 
Në mes të debateve, kryeparlamentari Ilir Meta ndërpreu seancën për të thirrur në mbledhje Konferencën e Kryetarëve e vendosi mbajtjen e një seance të posaçme parlamentare për këtë draf më 27 korrik.
 
Ora 11:40  Shtyhet miratimi i projektligjit të Turizmit ne 27 korrik

Ora 11:00 Debatet për ligjin e turizmit

Edmond Spaho: E kuptoj se është seanca e fundit dhe kuptoj që mazhoranca t’i mbyll disa punë. Por dëshiroj të kujtoj se ka disa ligje që ka nevojë për debate. Ne nuk jemi përgatitur të diskutojmë për atë ligj. Edhe sikur kjo të kishte ndodhur, edhe nëse raporti të ishte parë, s’do ishte normale

Ruçi: Zoti Spaho ne jemi deputet dhe duhet ta dimë axhendën e parlamentin

Ahmetaj: Ka mbi një vit e gjysmë që punohet për këtë ligj. Është tërhequr madje, për t’ju shtuar një kapitull. Nuk është çështje emergjencë, pasi vjen një vit me vonesë dhe është e rëndësishme që të kalohet në këtë seancë

Mimoza Hajdarmataj: Turizmi dhe metrologjia, kanë mbetur për sesionin e ardhshëm plenar. Në mbledhjen e fundit Shalsi dhe kolegët e së majtës, do ja kthenim mbrapsht qeverisë për të reflektuar disa nga vërejtjet qe kishte dhe vetë Shalsi, që mesa duket nuk është këtu. Kjo është shumë fyese, se kuptoj si kolegët do kenë sy e faqe të na shikojnë në seancat e tjera të komisionit
 
Kastriot Islami: Ndërpriteni këtë debat se nuk është serioz
 
Bushati: Është një farsë që ka filluar në mbledhjen e grupit tëp s si një përplasje mes ministrit dhe kryetarit të Komisonit. Ka pasur një vijimësi në punën e komisionit i cili në mënyrë unanime e ka shtyrë.

Taulant Balla: Kjo është për deputetët që vijnë me eksperiencë nga administrata publike. Ka një procedurë të nisur nga një grup deputetësh që kërkon që një projektligj të shqyrtohet sot në seancë. Kërkesa hidhet në votim dhe nëse 3/5 e votave të deputetëve të pranishëm merret miratimi kalon në diskutim
 
Edi Paloka: Kjo ka të bëjë në rastet kur të gjitha hapat e tjerë janë përmbushur, por projektligji nuk është futur në rendin e ditës dhe kur duhet shtuar ndodh procedura që tha parafolësi që 10 deputetë ta kërkojnë të futen në rend dite. Asnjë nga deputetët e minorancës nuk është njoftuar për mbledhjen fantazmë që thoni se është bërë. Është një mashtrim kur thuhet që ka pasur dijeni dhe minoranca po nuk ka pasur njoftim asnjë nga deputetët tanë.
 
Ilir Meta: Kërkoj takim të konferencës së kryetarëve që të mbajnë një qëndrim për këtë çështje. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre