Turizmi malor/ Ministri Klosi: Alpet shqiptare të jenë destinacion turistik për këdo

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi prezantoi sot projektin e zhvillimit të turizmit malor në Alpet shqiptare, ku u shpreh se do të mbështesin investimet në atë zonë, duke u ofruar turistëve dhe guida që flasin për historinë fantastike të alpeve. Klosi theksoi se do të investohet në infrastrukturë dhe energji, duke shumëfishuar aktivitetin  në këtë zonë të magjishme malore. 

Për investimin në atë zonë, do të  kemi mundësi që të shtrohen hotelet, bujtinat dhe ajo hapësirë te ruhet siç është, mos te prishet magjia, por të ruhet siç është. Fondi Shqiptari i Zhvillimit mbështet investimet në atë zonë, kryesisht investime  infrastrukturë, në rrugë, realizimin e ujësjellës- kanalizime, dhe energjisë.  Do përpiqemi të mbështesim shumëfishimin e këtij aktiviteti.  Në këto zona duhet të ketë një material për turistët, për ti informuar për turizmin e brendshëm.

Në bashkëpunimin e vendeve të rajonit ne mund të bashkëpunojmë që alpet shqiptare të jenë një destinacion për turistët e huaj. Guidat duhet të flasin për historinë fantastike të alpeve, duhet të ofrojnë shumë pika turistike, duke afruar turistët për të vizituar alpet. 99% e turistëve duan të kthehen në Alpe. Do ofrojmë lehtësira fiskale për biznesmenët që do investojnë në atë zonë. Ne do jemi të suksesshëm, nëse alpet do t’i ruajmë të bukura, siç i ka bërë perëndia.

Tuour operatorët tarifa lehtësuese për turistët. Ndërtimet e hotelerisë, duhet të jenë të përputhura me karakteristika të zonës. Të mos kalojmë në mbipopullim të strukturave akomoduese. Të forcojmë produktin tipik të zonës, me shumë festa locale, më shumë promovim të kulinarisë duke ruajtur me fanatizëm prodhimin vendas. Duhet ti ruajmë Alpet të mos dalin nga karakteristikat tradicionale të zonës, për të cilat vijnë dhe janë të tërhequr turistët. Eshtë përgjegjësi që na rritet më shtimin e numrit të turistëve. Ekuilibrat mjedisorë dhe traditën e zonës.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK