Të punosh në turizëm në vendet fqinje si Greqia, Italia, apo çdo vend tjetër europian, për kryeministrin Edi Rama nuk është më mirë se të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Ai u bën thirrje  emigrantëve shqiptarë që punojnë në këtë sektor, të konsiderojnë vendin e tyre për të punuar pasi pagat janë rritur ndjeshëm.

“Taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull”, thekson Rama.

Kreu i qeverisë i referohet një artikulli të revistës Monitor sipas të cilit pagat në turizëm për kamerierë e sanitarë janë më të larta se punonjësit e bankave, duke arritur deri në 1000 euro në muaj.