Turizmi na shpëtoi, tani duhet ta shpëtojmë ne!

Turizmi na shpëtoi, tani duhet ta shpëtojmë ne!

Foto ilustruese

Turizmi është, pa dyshim, sektori që po shënon ecurinë më të mirë këtë vit. Vetëm në korrik hynë gati 1.8 milionë të huaj, shifër që është më shumë se gjysma e popullsisë banuese në vend (ndonëse qëndrimi i tyre është disaditor). Për 7-mujorin, hyrjet u rritën me mbi 30%.

Fluksi i lartë i të huajve ishte si një “bekim” për ekonominë, që në tremujorin e parë u ngadalësua ndjeshëm, për shkak të rënies së konsumit si rrjedhojë e përshpejtimit të ritmeve të emigracionit.

Gjallëria e turizmit ndihet kudo. Rrugët janë të mbushura me të huaj, lokalet po ashtu, hotelet po punojnë thuajse me kapacitet të plotë, supermarketet po shohin rritje të shitjeve, që po ndihet dhe te distributorët, industria e verës e pijeve e të tjera agroushqimore po përjeton lulëzim të vërtetë. (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).

Qytetarët vetë po e shfrytëzojnë këtë mundësi, duke dhënë apartamentet me qira, taksitë dhe shoqëritë që huazojnë automjetet nuk po e përballojnë dot kërkesën. Realisht, thuajse çdo segment i ekonomisë po i ndien efektet e kthimit të Shqipërisë, në një vend të preferuar turistik.

Këtu nuk u arrit rastësisht. Që përpara pandemisë, vendi u “zbulua” si një destinacion interesant nga agjencitë e mediat e huaja, për bukuritë natyrore dhe diversitetin që ofron me bregdetin, malet, liqenet, lumenjtë, kulturën e trashëgiminë historike.

Bizneset ishin të parët që e kapën tendencën dhe investuan në shtimin e kapaciteteve hoteliere që pesë vite më parë dhe filluan të ofronin paketa me të gjitha të përfshira. Industria mbështetëse e ndoqi nga pas, po me shpejtësi. 

Sidomos këtë vit, vendi u marketua si një destinacion i lirë, që nxiti masivisht profilin e turistëve që shpenzojnë pak.

Pjesa më e madhe e operatorëve pohojnë se profili tipik i të huajve që po vijnë janë ata me çanta shpine, të cilët shpenzojnë pak, qëndrojnë në shtëpi me qira dhe blejnë nëpër supermarkete.

Në një zhvillim pozitiv, kërkesa e tyre po nxit ushqimet, pijet e produktet tradicionale, si dhe promovimin e kulturës e traditës.

Problemet dhe kontrastet, si gjithmonë, nuk mungojnë. Shteti dhe qeveria, si gjithnjë me moton “se e kap lepurin me qerre”, e ndoqi ritmin shumë ngadalë. Infrastruktura mbetet ende e papërfunduar.

Disa segmente rrugore, sidomos në qendër të vendit (Unaza e Shkozetit dhe segmenti që lidh Fushë-Krujën me Milotin) ishin dhe këtë vit në një gjendje të mjerueshme dhe të papranueshme, për një shtet normal, duke krijuar trafik të rënduar.

Në epokën e dixhitalizimit dhe kur mburremi me satelitët, vendi nuk ka ende një hartë dixhitale të transportit publik, duke krijuar sorollatje dhe pakënaqësi të shumta te turistët.

Keqmenaxhimi i plehrave, në një kohë kur interesi global për mjedisin ka arritur kulmin, është një tjetër fenomen i pakonceptueshëm nga turistët.

Betonizimi vazhdon dhe tani, pas Durrësit, – i cili u bë në fillim të viteve 2000 kur nuk e kishte njeri idenë se çfarë do të ndodhte dy dekada më vonë – radha i ka ardhur Jugut, që po e humb atë natyralitetin, që ishte pika e tij më e fortë.

Hapësirat publike në plazhe mungojnë dhe shpesh çadrat në breg janë kthyer në burim konfliktesh. 

Industria turistike, nga ana e saj, ndonëse ishte e shpejtë në ndërtimin e infrastrukturës, po shfaq shumë probleme me shërbimin, e ndikuar dhe nga mungesa e fuqisë punëtore që po emigron, si dhe një kulture ende e ulët, që nuk është arritur të krijohet në këto pak dekada.

Sidomos në Jug të vendit, që u promovua si një parajsë mbi tokë (e bukur si Maldivet dhe e lirë), turistët shprehen të zhgënjyer me komentet e tyre në faqet e specializuara për udhëtimet, si për shërbimet, po dhe infrastrukturën e dobët rrugore e të transportit publik.

Ky është marketingu më i keq që mund t’i bëhet vendit, teksa këto faqe shërbejnë si bazë për vendimmarrjen e shumë personave, kur zgjedhin se ku duhet të kalojnë pushimet. 

U deshën të paktën pesë vjet që vendi të krijonte profilin e një destinacioni të preferuar turistik, por mund të mjaftojë dhe një sezon “për ta shkatërruar” atë.

Për më tepër që vendi nuk e ka ende të qartë se çfarë modeli turistik do të ndjekë.

Kryeministri pretendon të shkojmë drejt turizmit elitar, por si mund ta bëjmë këtë, me një infrastrukturë të papërfunduar rrugore dhe pa asnjë investim në infrastrukturën detare, ku marinat turistike mungojnë pothuaj në gjithë vijën e bregdetit.

Për më tepër, edhe standardet e ofruara në shërbime nuk janë të denja as për një turist të zakonshëm.

Apo kur natyra po shkatërrohet pa mëshirë dhe zonat më të bukura po jepen për shfrytëzim për vila, të cilat nuk kanë vlerë të shtuar për turizmin në raport me resortet elitare, numri i të cilave është shumë i pakët, pasi sjellin fitim më të ulët dhe më të shtrirë në kohë.

Betejën me natyrën e kemi humbur me kohë, tashmë duhet të luftojmë të fitojmë betejën për të shpëtuar turizmin!/monitor

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 09/09/2023 17:45

    Qe te kthehemi si greqia -italia ne turizem duhet te mos zeme me ndertkme asnje cm rere,,asnje beach bar,,restorant,,asnje gje nuk duhet te ndertohet ne rere,,rera eshte per banjo dielli ,per njerezit per te vendosur cadrat,,po ashtu duhet te largohemi 100 m nga vendi ku perfundon rera,,ne kete brez mund te kete brez me bar apo palma,,,pas kesaj mund te besh nje rruge dhe pas rruges hotele dhe resorte me 5 yje..po su be keshtu asnjehere nuk do kesh turizem...edhe pallatet ne durres psh,,qe jane ne rere te gjitha te shemben...dhe aty te behet nje plan modern me arkitekte....ne e kemi shkatarruar brwgdetin se jemi popull i mbrapshte me qeveri te keqe..

    Përgjigju
  • Iris: 04/09/2023 03:40

    Turizmi kete vit ishte si te themi/poor's man five star vacations/,pra ishte nga e keqja,per shkak te krizes boterore.Mendoni t'a zeme duke marre si shembull vetem turistet italiane,do te vinin kaq shume tek ne sikur cmimet ne vendin e tyre,apo ne vende te tjera me te famshme e me te mira te mos ishin kaq te larta?! Ne jemi shume me fat qe kemi kaq turiste per momentin e duhet te perfitojme nga ky rast,por turizmin e kemi fituar kur turistet te vijne tek ne kaq shume ne numer dhe kur kriza te kete kaluar e te mos shikohemi si destinacion /low cost/,por si destinacion qe meriton te vizitohet,pavaresisht cmimeve.Atehere me te vertete kemi per te zene vendin qe na takon ne turizem.

    Përgjigju
  • Turisti përkohshëm: 03/09/2023 23:22

    E di se kur mund të shpëtohet turizmi,vetëm nëse funksionon shteti,nëse aty të mos ketë korrupsion,ose të jetë minimizuar. Vetëm kështu shteti do tē mund të luftojë korrupsionin e madh,atë në sferat e larta të politikës dhe të pushtetit . Për këtë do duhej që drejtësia të mos ndikohej nga politika,që në fakt është komplet e varur, pavarsisht se shprehet se është e pavarur. Do duhej që politika e përgjegjshme,të rishikonte legjislacionin kushtetues ,se ka shumë vakume në shumë ligje,që lejnë për të dëshiruar dhe nuk mbyllin ‘qarkun’ ,ku duhet të jetë parashikuar çdo veprim zyrtar që parandalon korrupsionin,ku të jenë detajuar mirë të drejtat dhe detyrimet e çdo qytetari vendës e të huaj në Shqipëri. Sa kohë që punohet vetëm për sot ,rrumpallë,duke vazhduar me modelin tallava në çdo aspekt të jetës,turizmi në Shqipëri do të vdesë,’se gënjeshtra i ka këmmbët e shkurtra’,apo jo..!!??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës