Turizmi në 2023-in në lulëzim! Pothuajse dyfishohen hyrjet e të huajve në vend, por ikin më shumë shqiptarë

Turizmi në 2023-in në lulëzim! Pothuajse dyfishohen hyrjet e të huajve në vend, por ikin më shumë shqiptarë

Turistë në Shqipëri

Numri i turistëve në vend gjatë periudhës së muajit janar është rritur me 94.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë janarit të këtij viti, në territorin shqiptar hynë 377 mijë shtetas të huaj.

Por gjithashtu edhe daljet e shqiptarëve nga vendi kanë qenë të larta. Sipas shifrave të INSTAT, në janar kanë dalë nga vendi 542 mijë shtetas shqiptarë me një rritje prej 45.8% në bazë vjetore. Ndërsa hyrjet e shqiptarëve në vend gjatë të njëjtës periudhë të këtij viti, janë 833.450. Gjithashtu edhe ky tregues ka shënuar rritje prej 83.6% krahasuar me janarin e vitit 2022.

Në total, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2023, janë 954.933, duke shënuar një rritje me 57,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet në vend

Në Janar 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 456.239. Ky numër është rritur me 75,6%, krahasuar me Janar 2022.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 377.211. Ky numër është rritur me 94,2 %, krahasuar me Janar 2022.

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, janar 2022-janar 2023

Daljet nga vendi

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2023 janë 542.113.

Krahasuar me Janar 2022, ky numër është rritur me 45,8%.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2023, janë 412.820. Krahasuar me Janar 2022, ky numër është rritur me 75,3%.

Lëvizja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj

Ndërsa në Janar 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 366.257 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 7.051 dhe 1.308 shtetas.

Hyrja e shtetasve të huaj sipas rajonit

Hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimit

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 24/02/2023 15:51

    Sa te paftyra jane.Vetem qahen se nuk kan "buke me mbush barkun".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit