TIRANË- Mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2023. Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se krahasuar me një vit më parë, 74% më shumë turistë e kanë vizituar Shqipërinë. Ndërkohë, vetëm për muajin shkurt numri i vizitorëve është rritur me 54% krahasuar me muajin shkurt të një viti më parë. Muajin që lamë pas 309,325 turistë të huaj vizituan Shqipërinë, krahasuar me 200,997 turistë të huaj që vizituan Shqipërinë në muajin shkurt të një viti më parë.
“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, shkruan Rama.
Sektori i turizmit në vendin tonë duket se e ka nisur mbarë këtë vit, pasi vetëm në muajin janar janë regjistruar rreth 377 mijë shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Një rritje prej 94.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shqipëria është vendi i dytë krahasuar me vendet e Europës që kanë shënuar rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit, në raport me para krizën e pandemisë, sipas të dhënave të Eurostat. Sipas Eurostat, në Shqipëri u regjistruan gjithsej 3.8 milionë net qëndrime në akomodimet turistike në 2022-n, me një rritje prej 17.6% në raport me 2019-n. Ndërsa në krahasim me 2021-n, rritja e net qëndrimeve në Shqipëri është rreth 20%.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
30.4%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 470
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Mbi 400 Vespa ikonike nga Italia, Kosova e rajoni ndaluan në sheshin 'Skënderbej'
3 Qershor, 17:39
-
Rama vizitë në Kalabri i shoqëruar nga 3 kryebashkiakë! Shkëmben dhurata simbolike me peshkopin e Eparkisë Arbëreshe të Ungrës
3 Qershor, 17:02
-
BE kërkoi zgjedhje të parakohshme në 4 komunat e veriut të Kosovës, Rama: S’mund të jetë më e qartë se kaq! Të mos vazhdohet me planin absurd
3 Qershor, 16:35
-
Rama podcast me sipërmarrës në agroturizëm: 3 histori personale të rikthimit nga emigrimi
3 Qershor, 09:34
-
Tensionet në veri, Rama intervistë për BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo! Kosova dhe Serbia të ulen në tryezën e bisedimeve
2 Qershor, 23:00
-
Lulzim Basha komenton puthjen e Ramës me Melonin: Po sillet si yll Hollivudi
2 Qershor, 20:52
-
Arrestimi i sekretares së përgjithshme të 'Shëndetësisë', Rama: E tmerrshme, si mund të ndodhë kjo? U kap në flagrancë duke marrë lekë
2 Qershor, 18:43
-
Ilir Yzeiri: Edi Rama, rënie stili në Kishinau
2 Qershor, 18:27
-
Rama takohet me sipërmarrësen: Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare
2 Qershor, 16:51
-
Panairi 'Art dhe Zeje' mbledh mbi 500 nxënës, prindër e mësues në Tiranë! Rama: Ta kthejmë programin në traditë për talentet, do e zhvillojmë në shkolla të tjera
2 Qershor, 16:37
-
Spitalin i ri i Sëmundjeve të Brendshme hap dyert së shpejti
2 Qershor, 08:07
-
Ndërmjetësimi i Francës dhe Gjermanisë për tensionet në Kosovë, Rama: Tregon shpirtin e madh europian! Të plotësohen 3 kërkesat, përfshirë dhe asociacionin
2 Qershor, 07:20
Në kete vit 2023 besoj 10-12 mil turist do vijne
PërgjigjuTe drejte ke ka dhene impakt te rrogat qe kane ngel po ne vend, vetem propagande per te majt pushtetin, medet ky popull.
Përgjigju