Turizmi e nis vitin 2021 me rënie! BSH: Në periudhën janar-mars turistët shpenzuan 240 mln € në Shqipëri, 106 mln euro më pak se në 2020

Industria e turizmit e ka nisur vitin 2021 me humbje krahasuar me vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të këtij viti turistët kanë harxhuar në Shqipëri 240 milionë euro, me një rënie prej 106 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.

Pasojat e pandemisë COVID-19, duket se do të duhet kohë për ti kapërcyer industria e turizmit. Edhe viti 2021 ka nisur me humbje, pasi turistët kanë shpenzuar në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit 240 milionë euro me një rënie prej 106 milionë eurosh, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë të 2020 shpenzimet nga turistët ishin 346 milionë euro.

Shkak për këtë tkurrje është bërë bllokimi i kufijve si nga vendet e BE dhe jo vetëm që ende janë prezent pavarësisht se situata me pandeminë është përmirësuar. Ndërkohë Banka Botërore në raportin e fundit për Perspektivën Ekonomike Globale të Qershorit, thotë se rimëkëmbja e industrisë së turizmit si në Shqipëri ashtu edhe në Malin e Zi është e rrezikuar nga kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare.

Por, nga ana tjetër kufijtë e mbyllur kanë ulur edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit. Banka e Shqipërisë raporton se nga janari në mars shqiptarët shpenzuar jashtë vendit 138 milionë euro, ose 115 milionë euro më pak. Ndërsa në vitin që shkoi kur pandemia ishte në fillim të saj shqiptarët kishin harxhuar jashtë vendit 253 milionë euro.

Vetëm në vitin e kaluar si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe izolimit botërore ekonomia e vendit humbi rreth 1.1 miliardë euro. Ndërsa nga qeveria shqiptare pritshmëritë për këtë vit janë të larta për turizmin, pasi reklama e vendit është  ‘COVID FREE’ për shkak të numrit të ulët të infektimeve.

Të ardhurat nga turizmi

Janar-Mars 2020           346 mln euro

Janar-Mars 2021           240 mln euro

Diferenca                     -106 mln euro

Shpenzimet jashtë vendit

Janar-Mars 2020           253 mln euro

Janar-Mars 2021           138 mln euro

Diferenca                     -115 mln euro

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uaaaa: 13/06/2021 17:16

    Ore jeni me te ju apo fare? Janar mars 2020 nuk kishte pandemi cfsre krahasoni? Po c’eshte ku qejf i madh per ti pare gjerat keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare