/ATSH-E,Xhajanka/- Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm që jep një kontribut të madh në rritjen ekonomike të vendit.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se gjatë 3 mujorit të dytë të këtij vitit, të ardhurat nga turizmi u rritur me 6% krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas specialsitëve të fushës, politika dhe strategjia e qeverisë adresuar për këtë sektor solli konceptin strategjik të zhvillimit të turizmit duke dhënë drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike që Shqipëria të jetë një
destinacion turistik në tregun turistik ndërkombëtar në sjelljen e turistëve të huaj dhe vendas.
Duke iu referuar të dhënave dhe statistikave, këtë sezon turistik, fluksi i vizitoreve ka ardhur në rritje dhe promovimi i vlerave turistike shqiptare, po synojnë zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në rritje. Sipas BSH-së, analiza e potencialeve tregoi që Shqipëria mund të përdorë burimet e saj në rritjen e kërkesës konsumatore, bizneseve dhe operatorëve turistik dhe politikat e reja të qeverisë po nxisin dhe inkurajojnë praktikat e turizmit ekologjik, atraktiv, sportiv, fetar, historik etj duke shtuar kontributin ne ekonomine e vendit