Turizmi, vizitorët e huaj me rritje me 79.9% në tetor, kryeson Kosova, më pas Italia dhe Gjermania

Turizmi, vizitorët e huaj me rritje me 79.9% në tetor, kryeson Kosova, më pas Italia dhe Gjermania

Turistë në Tiranë (Foto ilustruese)

Tetori ka vijuar të mbajë një tënd rritës të turizmit në vend me një numër dukshëm më të lartë vizitorësh të huaj në raport me tetorin e një viti më parë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) sa i takon Strukturave Akomoduese tregojnë se rritja është më e zbehtë për rezidentët.

Referuar shteteve nga vijnë kryesisht vizitorët Kosova është ajo që kryeson me 9.5 për qind të tyre dhe më pas Italia me 8.1 për qind. Në vend të tretë janë gjermanët me 7.9 për qind, Franca me 4.2 për qind dhe Mbretëria e Bashkuar me 3.6 për qind.

“Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 43,0%, në krahasim me Tetor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 0,7%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 79,9%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Njëkohësisht në rritje ishte edhe numri i netqëndrimeve në këto struktura. Konkretisht numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 43,9%, në krahasim me Tetor 2023. Numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 1,2% kurse nga jo-rezident është rritur me 75,2%.

“Gjatë muajit Tetor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 43,0%, krahasuar me Tetor 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 2,1 herë.

Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 84,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 77,3%”, nënvizon INSTAT.

Sipas të dhënave në muajin tetor 2024 numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (45,2%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (54,0%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (93,8%).

“Gjatë muajit Tetor 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 43,9%, në krahasim me muajin Tetor 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 93,2%.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 94,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 70,9%” thuhet në publikim.

Sipas INSTAT në muajin Tetor 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (49,0%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (50,5%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (93,2%).

Norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 27,7%, kundrejt 16,4% që ishte në muajin Tetor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 27,4%, kundrejt 18,4% që ishte në muajin Tetor 2023” vlerëson INSTAT./ Monitor

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty