Tirane- Në podcastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të ndërmarrin një iniciativë për të afruar në tregun tonë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryesisht në sektorin e shërbimit dhe ndërtimit, për të cilat vendi ynë ka nevojë për punonjës të kualifikuar.

Një platformë ku emigrantët shqiptarë do të kenë mundësi të njihen me vendet vakante të punës, pagat dhe kushtet.

"Ne jemi duke u përgatitur të hapim një dritare për të gjithë ata që janë në emigracion, në turizëm dhe ndërtim. Është cmenduri të rrish në ndërtim në Greqi dhe të mos vish këtu ku kërkesa është e madhe dhe pagat janë super. Këtë dritare duan ta hapin në Athinë në Milano, Gjermani.. për ti dhënë ofertat konkrete të tregut. P.sh nësë bari juaj ka nevojë për një person… është e shpallur, kjo është paga ky është pozicioni etj' tha Rama.

Thirrjen e përsëritur për t’u rikthyer në vendin e tyre, ku pagat tha se janë konkuruese, kreu i qeverisë ua bëri sërish.

"Ti ke qënë dhe në Athinë, por meca shoh këtu,pagat në këtë sektor ri janë konkuruese me Athinën. Rrinë andej, paguajnë qera më të rënda, taksa, transport dhe nuk vijnë këtu që të futen në këtë industri ku pagat janë realisht konkuruese" tha Rama.

Në takimet që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me diasporën thirrja për t’u rikthyer në vendin tyre, qoftë si profesionistë të fushave të ndryshme apo edhe si investior, kryesisht në fushën e agroturizmit, ka qënë e vazhdueshme, me premtimin se do të marrin edhe mbështetje nga qeveria.

Nw episodin e radhës të podkastit “Flasim”, Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar dy bartender shqiptarë, Kleo dhe Sofo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:58
' Vera apo Koktejli është pija e aristokracisë? Replikat në podcastin e Ramës me bartenderat

Dy bartenderat Kleo dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës në podkastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ku zbuluan dhe cfare preferohet tani me shume Vera apo Koktejli

Kleo: Koktejli është pija aristokracisë.

Rama: Po në raport me verën ku e shikon koktejlin ti?

Kleo: Vera është në linjë paralele me ne, një verë e nivelit të ulët nuk pranohet të krahasohet as me një ushqim të nivelit të ulët.

Rama: Një koktejl i nivelit të ulët duhet të jetë një tmerr, fundi, një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke.

Kleo: Vera ka proces tjetër bërje, ju e merrni shërbimin në gotë, artisti është enologu, kurse tek bartenderi i përziejmë këto pije në bar, energjinë tonë e emetojmë direkt aty. Vera është art, patjetër është paralel me ne, ne kemi edhe koktejle me verë. Unë analizën krahasimore e shoh më gjerë.