'TurkStream', fillon infrastrukturën e re që sjell gazin rus në Turqi dhe Europë

'TurkStream', fillon infrastrukturën e re që sjell gazin rus në Turqi dhe Europë

Hapet një "derë e re gazi" për në Europë. Tubacioni ‘TurkStream’ është zyrtarisht funksional nga sot. Përveç presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij Rexhep Tajip Erdogan, në ceremoninë e pagëzimit morën pjesë edhe kryeministri bullgar Boyko Borisov dhe presidenti serb Aleksandr Vuçiç.

"Implementimi i suksesshëm i këtij projekti të përbashkët në shkallë të gjerë, siç është ndërtimi i tubacionit të gazit përtej Detit të Zi, tregon qartë se partneriteti strategjik ruso-turk siguron rezultate të rëndësishme dhe të prekshme," tha Putin.

"Ndërveprimi midis Rusisë dhe Turqisë zhvillohet në pothuajse të gjitha fushat, megjithë situatën e vështirë ndërkombëtare dhe përpjekjet e aktorëve të shumtë ndërkombëtarë për të parandaluar zgjerimin e bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm midis vendeve tona,” - vazhdoi udhëheqësi i Kremlinit.

Putin falënderoi Erdoganin për "vullnetin politik" për ndërtimin e TurkStream duke thënë se "ka akoma shumë projekte përpara Rusisë dhe Turqisë".

"TurkStream, për të cilin kemi bërë shumë përpjekje me miqtë tanë rusë, është një projekt me rëndësi historike si për sa i përket marrëdhënieve tona bilaterale, ashtu edhe në hartën e energjisë", komentoi Erdogan.

Përmes tubacionit të "TurkStream do të kalojnë 31.75 miliardë metra kub gaz .

"Mes nesh, lidhjet diplomatike janë të vazhdueshme dhe do të vazhdojnë të jenë. Miqësia jonë është shumë e fortë," tha Erdogan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork