ELBASAN - Kandidati i djathtë për bashkinë e Elbasait, Ardjan Turku, ka zhvilluar disa takime me banorë të të lagjes “28 Nëntori”, në lagjes Clirimi dhe në fshatin Katund i Ri në komunën e Bradasheshit që tashmë do të jetë pjesë e bashkisë së Elbasanit.

Në takimin me banorët e lagjes “28 Nëntori”, kandidati Ardjan Turku e ka vënë theksin tek rikthimi i qytetit të Elbasanit në rrugën e zhvillimit, duke ftuar përsëri në debat ballë për ballë kreun aktual të bashkisë, Qazim Sejdini.

Nga ana e tij kandidati  Ardjan Turku, ka vënë përsëri theksin tek mungesa totale e transparencës së bashkisë së Elbasanit, gjatë periudhës 8 - vjeçare të qeverisjes së Qazin Sejdinit.

Ndërsa takimi me banorët e fshatin Katund i Ri në komunën e Bradasheshit, është kërkuar nga vetë banorët e këtij fshati, të cilët janë tepër të shqetësuar në lidhje me investimin që po bëhet për ngritjen e impiantit të djegies së plehrave që do të jetë vetëm pak metra larg shtëpive të tyre.

Kandidati, Ardjan Turku ka premtuar se më të marrë detyrën e kreut të bashkisë, do të bëjë transparencën e plotë të këtij projekti dhe në rast se ai do të rezultojë jashtë normave të lejuara të ndotjes së mjedisit, ai do të anullojë atë, pasi rreziku që i vjen katundit të ri, por edhe qytetit të Elbasanit, nga mosrespektimi  është tepër i madh.
 
Në takimin me banorët e këtyre zonave ai shoqërohej nga deputeti i PD-së,  Ridvan Bode dhe kreu i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

Këta të fundit duke u ndalur në situatën aktuale që po kalon vendi, kanë vënë theksin në faktin se vota e 21 Qershorit është mjaft e rëndëishme për Elbasanin dhe mbarë Shqipërinë, për ti thënë ndal situatës tepër të vështirë në të cilën e kanë zhytur vendin dhe çdo familje qeverisja aktuale.

Ndërsa, në takimin me me banorë të lagjes Clirimi në qytetin e Elbasanit kreu i PD, Aurel Bylykbashi ka theksuar faktin se shumica e investimeve që janë bërë në Elbasan, janë ato të kryera në periudhën kur zoti Turku ka qenë kryetar i bashkisë, investime të cilat i kanë rezistuar kohë
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)