Bono thesari me vlerë 92 milion dollarë amerikanë u konfiskuan sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Bonot e thesarit, konkretisht 184 letra me vlerë, secila 500 000 dollarë u gjetën në çantën e një shtetasi turk I cili zbriti në aeroport nga fluturimi I Stambollit. Ka qenë skaneri që ka zbuluar letrat me vlerë ndërsa burri kishte deklaruar se nuk kishte asgjë me vete.
Bonot janë gjetur në katër dosje, të vendosura në një çantë dore të zezë.
Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev tha se letrat me vlerë janë një nga instrumentet që kontrabandohen për të bërë pastrim parash.
Gjykata Themelore e Shkupit mori vendim, me të cilin janë konfiskuar gjitha bonot e thesarit, kurse personit të dyshuar iu është shqiptuar gjobë në të holla sipas Ligjit për punë me deviza. Letrat me vlerë do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin me Pronat e Konfiskuara.
Ky aksion llogaritet të ketë thyer rekordin në llojin e vet për nga vlera e konfiskimit, shkruajnë mediat e shtetit fqinj.
Drejtori i doganave, Stefan Bogoev në Maqedoninë e Veriut