Turneu ballkanik/ Vizita në Maqedoni, a do të jetë një nisje e mbarë!

Turneu ballkanik/ Vizita në Maqedoni, a do të jetë një nisje e mbarë!

Vizita e Papa Françeskut më 5-6 Maj në Bullgari e në 7 maj të këtij viti në Maqedoninë Veriore, për ata që kanë memorie historike, do e vlerësojnë si moment të jashtëzakonshëm dhe shumë domethënës për Ballkanin Perëndimor e sidomos për popullin shqiptar si faktor gurgdhendës në ndërtimin e një “Pax Romana” në ujërat e trazuar ballkanike.

Pasardhësi i Shën Pjetrit, më parë bëri vizitat e tij në boten islamike: Turqi, Emiratet e Bashkuar e Marok. Këtë hap afrimi e ndërmori edhe përkundrejt armiqësive shekullore dhe plagëve të shkaktuar ndaj krishterimit nga dalja në skenën fetare e politike të themelues të botës arabe, Kalif Omerit (634-644) e deri në vitin 1918, kur perandoria Osmane u tërhoq në kufijtë nga ishte nisur për të pushtuar Evropën e më gjerë. Papa, më një sinqeritet të pastër i ftoi ata të besimit Abrahamik, në shtrirjen e dorës së afrimit.

Pastaj i përvuajtur vazhdoi duke komunikuar me kishën motër, Kishën Ortodokse e cila për shkaqe më tepër politike e inatçore, qe shkëputur në vitin 1054, nga trungu i Selisë Apostolike të Pjetrit,  duke i sjell dëme të mëdha trupit unik të Krishtit. Në vazhdën e këtij ledhatimi të Kishës ortodokse,ku jo pa qëllim e përdori sloganin “vizitë kishave katolike në periferi”, Papa viziton Bullgarinë,Thrakinë e hershme e ku, sipas informacioneve ndeshi në dorë të ftohtë të Kishës Ortodokse dhe endetë inatuare të menduar, nësei duhet shtri më në fund pas njëmijë viteve dora e zemrës pasardhësit të Shën Pjetrit.

Përkundrejt  kësaj, vizita në Maqedoni, sikur pati një rrjedhojë tjetër dhe shumë pozitive. Së pari, kjo për faktin së Kisha Ortodokse në Maqedoni e vetëshpallur si Kishë Autoqefalenë vitin 1967, është akoma në kërkim të pranimit kanonik nga Kisha të tjera ortodokse. Dhe se dyti këtë vizitë politika e Maqedonisë e përdori si qershinë mbi tortë, për të përforcuar orientimin perëndimor, kur ajo pas shumë strapacimëve politike, së fundi mori orientimin e munguar qysh nga koha skizmës së madhe në shek.. XI.

Shtrohet pyetja, po për ne shqiptaret, çfarë rëndësie pati kjo vizitë? Ku ishim, kur në Sheshin e Aleksandrit  të Madh, këndohej “Te Deum Laudamus”  (Ty Hyj të Lavdërojmë)himni i Shën Niket Dardanit (340-414), i cili qe frymëzim për tërë Evropën? Në bisedat që bëjmë qoftë edhe në kancelaritë e huaja, duke u mburrur apo duke i frikësuar ata, themi së jemi 7 milion shqiptar në Ballkan!Kurse në Maqedoni sipas cenzusit zyrtar jemi 25 %, apo 700.000 dhe në anën tjetër realisht mbahemi së jemi një milion shqiptar!

Edhe pse organizuam disa autobusë nga Shkodra më rrethina e disa vende nga Kosova, po në shesh sa ishim? Po ç’ ndodhi me gjuhën shqipe të ipeshkvijve të Shkupit: Andre e Pjetër Bogdanit, Nikollë Kazazit, Andre Logorecit e Lazer Mjedës dhe Shenjtëreshës Nënë Tereza? Po as mediat në Shqipëri dhe Kosovë, si një fuqi e katërt, dje dhe sot nuk gjeten hapësirë në faqet e tyre të lajmërojnë e të flasin për këtë gëzim të përbashkët! E kur ne heshtim dhe vetëkënaqemi me biseda kafenesh, se kush hipi në fik e kush zbriti, të tjerët e bëjnë shtetin dhe marrin meritat për organizimin e këtyre ngjarjeve me përmasa botërore, duke e flakur kujtesën tonë në shportën e historisë.

Ati i Shenjte, duke ndërmarrë këtë turne ballkanik më guxim të madh i hapi rrugët e Paqes dhe miqësisë popullit tonë me të tjerët dhe njëherazi na riktheu në vëmendje, se Thrakia dhe Dardania, ishin pellgu nga gjeneroi dhe gjallëroi krishterimi si qytetërim evropian. Por ne, duke u marrë me vetveten, dhe duke e parapëlqyer këngën për Ali Pashen, “Trupi në Janinë e koka në Stamboll” kam frikën se do të mbesim edhe shumë vite në pragun e dyerve të Evropës, kur shumë më parë se sllavet ishim pjesë e saj.

Unë mendoj se ne shqiptaret më këtë rast, si dhe me rastin e vizitës se tij në vitin 2014 në Shqipëri, duhet ta marrim Papa Françeskun si person përbashkuas dhe një inkurajues për forcimin e ndërgjegjes sonë kombëtare. Vizita në Maqedoni më 7 maj të këtij viti, do të jetë një nisje e mbarë për këtë shtet i cili posa ka trokitur në dyert e Evropës së Bashkuar.

Po ne edhe sa kohë do presim?!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC