U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë

U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet britanike, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Another” (dje më 11 Janar), duke çuar në arrestimin e shtetasit shqiptar Edison Muceku, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I ndaluari Muceku dyshohet si 'ushtar' i celulës që drejtonte Viktor Xhecuka (Tori), të dy të akuzuar për tentativën e vrasjes së Hamza Terziut në Bulqizë, më 21 Maj 2020. Xhecuka dyshohet nga SPAK për vrasje me pagesë, si 'ushtar' dhe pjesë e organizatës së 'mbretit të kumarit', Ervis Martinaj (i zhdukur prej 8 gushtit 2022) dhe nga përgjimet SKY ECC është zbuluar se është porositur për tentativën e vrasjes së Durim Bamit më 4 Nëntor 2020.

Xhecuka dyshohet se fshihet aktualisht në Dubai, kurse Muceku është arrestuar në Britani.

Pas shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Interpol Manchester, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e Mucekut, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, pjesë e dosjes bashkë me Xhecukën dhe 3 të tjerë.

'Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 34 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.', njofton policia.

Emri i Edison Mucekut, ishte te lista e megaoperacionit të SPAK në maj të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste për emrat më të njohur të botës së krimit në vend në dosjen "Revanshi". Mes këtyre emrave ishin dhe emrat e Leonard Dukës, Durim Bamit, ish-deputetit Arben Ndoka, Emiljano Shullazit, apo edhe Ervis Martinajt.

Interpol Tirana dhe Interpol Manchester po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë. Ky operacion dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar me homologët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar.

Historia e grupit/ Muceku si ‘ushtar’ i Tori Xhecukës dhe lidhjet me ‘mbretin e kumarit’ Ervis Martinaj

Por emri i Edison Mucekut nuk është i panjohur. SPAK e ka përfshirë atë si pjesë të listës me 50 emra të dosjes së bujshme “Revanshi” të vitit të kaluar, kur u goditën të paktën 7 organizata kriminale në qarqe në kuadër të hetimeve të përgjimeve në platformën SKY ECC.

Edison Muceku figuronte si pjesë dhe lidhje e Hektor Xhecukës, 36 vjeç, nga Burreli, që drejtonte dhe grupin kriminal me aktivitet në qarkun e Dibrës. I njohur si Tori Xhecuka, mbante lidhje me kreun e organizatës së fuqishme të drejtuar nga mbreti i kumarit, Ervis Martinaj.

Sipas SPAK, që gjithashtu e ka marrë nën akuzë Xhecukën si drejtues të një celule dhe e ka shpallur në kërkim, ishte pjesë e organizatës së ‘mbretit të kumarit’, Ervis Martinajt (i zhdukur pa gjurmë prej 8 Gushtit 2022). Xhecuka dyshohet se fshihet në Dubai prej kohësh, teksa po verifikohet si person që kryente vrasje me pagesë me grupin e tij. Një prej krimeve që dyshohet se Xhecuka dhe grupi i tij ka marrë porosi për të kryer vrasje, ka qenë ajo e tentativës ndaj Durim Bamit, e zbardhur nga aplikacioni SKY ECC.

Por Muceku dhe Xhecuka së bashku dalin në një tjetër krim të mëparshëm, për të cilin gjithashtu akuzohen. Bashkëautor në tentativë vrasjeje në Bulqizë, më 21 Maj 2020, ku do vrisnin Hamza Terziun, duke i qëlluar me breshëri arme shtëpinë.

Prokuroria lëshoi urdhër-arrestin pas zbardhjes së bisedave nga platforma e koduar SKY ECC., ku zbuloi emrat e përfshirë, mes tyre Muceku dhe Xhecuka, siu dhe 3 të tjerë.

I arrestuar tashmë në britani, vetë Muceku i ka kërkuar gjykatës britanike që të ndërpriste procesin e ekstradimit pasi do kthehej vetë vullnetarisht në Shqipëri, që të përballej me drejtësinë për akuzën e ngritur ndaj tij.

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 12 Shkurt, 22:33

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?



×

Lajmi i fundit

HiStory/ Gjergj Luca tregon incidentin në 'detin pa zot' me Malin e Zi: Ushtarët qëlluan sipër kokave

HiStory/ Gjergj Luca tregon incidentin në 'detin pa zot' me Malin e Zi: Ushtarët qëlluan sipër kokave