'Turp! Dorëhiqu!' Mesazhet e studentëve të Mjekësisë në derën e rektorit para se të tërhiqej

'Turp! Dorëhiqu!' Mesazhet e studentëve të Mjekësisë në derën e rektorit para se të tërhiqej

1698662593_studentet.jpg

Para se të merrnin garancinë nga rektori Arben Gjata, se do t’i mbështesë deri në daljen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për ligjin që i detyron të punojnë me 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, studentët e Mjekësisë lanë shënime në derën e zyrës së rektorit, ku kërkonin dorëheqjen e këtij të fundit.

“Turp”, “Përgjigje”, ‘Dorëhiqu”, ishin disa nga fjalët e shkruara në murin dhe derën e zyrës së Arben Gjatës, të cilat duket se e kanë nxitur rektorin t’ju përgjigjet thirrjeve të studentëve, që prej 1 muaji kanë bojkotuar mësimin.  


Lajmi kryesor:

Studentët e Mjekësisë rikthehen pas 4-javësh në auditore: Morëm garanci nga rektori, do na mbështesë deri daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'