Dëshira për protagonizëm e Kastriot Islamit nuk kursyen as momentet më të dhimbshme të shkrimtarit të madh Dritëro Agollit.

Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto ku ndodhet për krah Agollit.
 
Por pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore të Agollit, Islami nuk ka nguruar të bëj një fotografi me të e mbi të gjitha duke qeshur.

Shkrimtari i madh ishte në momentet e fundit të jetës, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak atë. Pas publikimit të lajmit në media, mesa duket deputeti i PD-së e ka kuptuar që postimi i tij nuk ishte aspak normal, e për këtë arsye ai e ka fshirë foton.  

Për shkak të pamjeve të rënda, Shqiptarja.com nuk ka publikuar foton origjinale, por e ka modifikuar atë duke sfumuar portretin e Dritëro Agollit. 
kac sallami
(Foto e postuar nga Islami në Facebook/Për shkak të imazheve të rënda redaksia e Shqiptarja.com ka sfumuar portretin e Agollit)
 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)