Turpërohet Chelsi i Murinjos 
mundet 3-0 nga Manchester City

Turpërohet Chelsi i Murinjos <br />mundet 3-0 nga Manchester City
Një verë pa lëvizje në treg dhe një seri rezultatesh negative nëpër miqësore nuk e kanë shqetësuar shumë Chelsin në pamje të parë, por nervozizmi i Murinjos ishte i dukshëm pas barazimit shtëpiak ndaj Suonsit javën e shkuar, duke e zbrazuar zemërimin mbi stafin mjekësor.

Megjithatë, më e keqja nuk kishte ardhur ende, sepse në javën e dytë, përballë Manchester City, ka ardhur një “dush i ftohtë”.

Manchester City dominoi tërësisht, duke fituar me meritë 3-0, një ndeshje të dominuar nga “Qytetarët”, që bëhen që tani skuadra për t’u mundur, edhe pse është ende shumë herët.

Aguero, i mrekullueshëm, zhbllokoi ndeshjen në minutën e 31-të, ndërsa Kompani e Fernandinjo vulosën suksesin në pjesën e dytë, duke treguar se golat nuk priten vetëm nga sulmi.

Pikërisht sulmi është problemi i madh i Chelsin, që ka humbur golat e Diego Kostës dhe Murinjo nuk ka asnjë zgjidhje për momentin.

Sulmuesi spanjoll u duk sërish shumë nervoz dhe më shumë u grind me kundërshtarët, sesa goditi portën kundërshtare, ndërkohë që ra në sy zëvendësimi i kapitenit Xhon Terri, për herë të parë pas 177 ndeshjesh rresht.

Tani Murinjo duhet të gjejë fajtor tjetër, pas mjekes së bukur Ana Karneiro, për të zbrazur nervat./sportal

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën