'Turp që nuk ishte flamuri shqiptar në pritjen në Egjipt', Rama i përgjigjet ish-deputetit dhe komentuesve: Ja cili është rregulli elementar në gjithë botën

'Turp që nuk ishte flamuri shqiptar në pritjen në Egjipt', Rama i përgjigjet ish-deputetit dhe komentuesve: Ja cili është rregulli elementar në gjithë botën

Rama gjatë pritjes dje në Egjipt

Kryeministri Edi Rama ishte dje i pranishëm në një vizitë zyrtare në Egjipt, ku u prit edhe me ceremoni shtetërore, e pavarësisht marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendja u përqendrua jo pak në një tjetër detaj gjatë pritjes, mungesa e flamurit shqiptar.

Mjaft komentues shkruan në profilin e Ramës në Facebook, duke e konsideruar një gjë të tillë turp. Po ashtu një reagim të ashpër pati edhe ish-deputeti Myslim Murrizi.

"Rama pritet në Egjipt me ceremoni “ madhështore”, por pa flamurin tonë Kombëtarë. Nuk di kush është ambasador i Shqipërisë në Egjipt, por cilido nga soj i këtyre që mund të jetë se nuk ka si të jetë ndryshe, duhet t'i vij turp që nuk ka mundësuar një flamur Kombëtar të Shqipërisë aty. Nuk di si është ndjerë Rama dhe ministrat e ministreshat që e shoqëronin kur banda frymore shtetërore Egjiptiane luante himnin tonë Kombëtarë, dhe para fytyrës së Ramës valëviteshin 4-5 flamuj të ndryshëm Egjiptian. Në Tiranë kur vjen kryeministri apo presidenti i kujtdo Shteti, nuk ngelet shtyllë e pishë nëpër rrugët ku do kaloj delegacioni pa flamuj kombëtarë të shtetit mik. Nëse ka qenë vizitë zyrtare e Ramës dhe tufës që e shoqëronte, ky është skandal dhe inferioritet Kombëtarë i plehrave që drejtojnë Shqipërinë si pengje dhe skllevër të pisllëkut të tyre. Nëse është vizitë private për pazar të radhës, për biznes apo për të strehuar paratë e vjedhura, atëherë nuk ka pse na çajnë trapin duke na e shfaqur nëpër media por ta ruajnë në albumin e tyre njëlloj si vd e darkës tek Nusreti e ta shohin me nostalgji kur të shkojnë në të sëmës siç kanë shkuar të gjithë fundërrinat e këtij vendi prej 500 vitesh", shkroi Murrizi.

E për t'i dhënë fund të gjithë këtij debati, kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në Facebook, duke shkruar: "nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes, rregull elementar në gjithë botën”.

Mes Shqipërisë dhe Egjiptit u nënshkruan një sërë marrëveshjesh ditën e djeshme, mes të cilave edhe ajo për linjën ajrore direkte Kajro-Tiranë. 

Marrëveshjet e nënshkruara:

1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit

2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit

3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli Cabiri: 25/10/2021 10:03

    Nese doni te kuptoni sesi dhe sesa ua futi Rama Shqiperise por edhe vendeve evropiane (trafik klandestinesh egjiptiane) lexoni shkrimin ne linkun e meposhtem, lexoni me shume vemendje 3 paragrafet e fundit https://english.ahram.org.eg/NewsContent/1/1234/436392/Egypt/Foreign-Affairs/Egypt,-Albania-sign-three-documents-to-boost-bilat.aspx

    Përgjigju
  • Femi: 25/10/2021 05:50

    Marreveshjet per kulture, deklaratat per aroplane e linje ajrore. Ne te vertete? Ka cuar vijen e sjelljes sa prej Amerike sa prej Turqie. Dhe te vije tehu plot me info per ustallaret. Endrra e cdo sherbimi ne bote te kete nje zar si puna ketij tonit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë