VIDEO/ Rama në Egjipt, pritet me ceremoni shtetërore: Linjë ajrore direkte Kajro-Tiranë! Homologu egjiptian: Së shpejti krijojmë komisionin e përbashkët të tregtisë

KAJRO- Shqipëria dhe Egjipti do kenë një linjë ajrore direkte Kajro-Tiranë dhe anasjelltas. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Egjipt, ku u prit edhe me ceremoni shtetërore. Rama premtoi se avioni nga Tirana nuk do jetë kurrë bosh, duke theksuar se do i nxisë shqiptarët që të bëjnë pushime në Egjipt. Kultura egjiptiane, sipas Ramës do jetë baza e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Duke ardhur në ditët e sotme na takon ne të përpiqemi e të ndërtojmë për më mirë, të forcojmë marrëdhëniet tonë. Dua t’iu fal për disponidilitetin tuaj për komision e përbashkët duke identifikuar fushat tona të bashkëpunimit për të bërë më shumë. Shifrat e tregtisë janë modeste ndërkohë që kemi potencial. Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë dhe anasjelltas. Nuk e di nga pala egjiptiane, por nga pala shqiptare ju siguroj që avionët nuk do jenë kurrë bosh dhe kjo linjë ajrore nuk do jetë barrë për kompaninë, krejt e kundërta, do të ndihmojë shumë shqiptarë që dëshirojnë të vijnë, dëshirojnë të vizitojnë, duan të bëjnë pushimet këtu, për të ardhur në këtë tokë e për të kuptuar që njëherë e një kohë, ishte si dera e pasme e atdheut tonë edhe pse asaj kohe largësia ishte shumë më e madhe. 

Padashur të marr më shumë kohë dua t’iu falënderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo ç’ka ndoshta është tipari dallues i Egjiptit, kultura juaj e jashtëzakonshme do jetë bazë për bashkëpunimin tonë kulturor. Ne jemi shumë më të vegjël por jemi krenar për kulturën tonë. Besojmë po kështu që kemi çfarë t’iu tregojmë njerëzve tuaj, por sigurisht edhe ku keni kaq shumë gjëra çfarë t’iu tregoni njerëzve tanë. Të punojmë së bashku të shohim nga e ardhmja me bindjen që ka pasur një arsye që historia na ka lidhur kaq fort dh eta shndërrojmë këtë arsye në besimin që është një amanet i pasardhësve që mes Shqipërisë dhe Egjiptit do ketë një rrugë të përbashkët drejt së ardhmes”, tha Rama.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij egjiptian, Moustafa Madbouly, Rama vlerësoi bashkëpunimin e hershëm mes dy shteteve, teksa theksoi se Egjipti ka pritur emigrantët shqiptarë në të njëjtën mënyrë siç priti italianët e francezët. Rama tha se shqiptarët kanë kontribuar shumë në ndërtimin e Egjiptit, por njëkohësisht edhe kanë përfituar shumë nga ky vend.

“Më lini të shpreh mirënjohjen time për mikpritjen që përcaktohet me ndjenjë e fortë të miqësisë. Po ashtu edhe për takimin me presidentin të cilit dua ti shpreh publikisht falënderimet. Më lejoni të them se përpara se Egjipti të bëhej shtet i konsoliduar që është sot, nuk duhet harruar që për shumë dekada sidomos nuk shfaq si ëndrra amerikane, me mundësi të panumërta që ofronte kultivimi i pambukut. Është një nder dhe e marr me krenari të gjendem këtu dhe të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë.

Nuk dua të flas për të shkuarën apo shtigjet që Muhamet Ali hapi, por do të thoja pak fjalë për pjesën tjetër që për shkak të figurës së tij që ishte imponuese, ndonjëherë ka mbetur pak në hije. Rrethuar nga gjeneralë e komandantë Muhamed Ali i kushtoi një rrugë të tërë punonjësve shqiptarë. I gjithë vendi juaj mirëpriti shumë shqiptarë, emigrantë nga Shkodra, pa harruar Korçën dhe e bëri me të njëjtën mendje hapësi me të cilën priti italianët, grekët apo francezët. Më duhet të sjell ndërmend se shqiptarët qoftë mysliman apo të krishterë ishin administratorë apo edhe doktorë. Kujtoj dr. Mihal Turtulli , i krishterë, mjeku personal i familjes Hetivall. Unë jam krenar të them që shqiptarët dhanë kontributin e tyre dhe dhanë shumë për këtë vend, por edhe përfituan shumë nga ky vend dhe kjo na bën mirënjohës ndaj asaj që ky vend ka bërë për ta. Ka shumë shkrime, por edhe poema që sjellin si dëshmi nga e shkuara, përcjellin ndjenjën e dashurisë ndaj këtij vendi”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kryeministri egjiptian, Moustafa Madbouly gjatë fjalës së tij tha se dy vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e kulturës, turizmit e veçanërisht tregtisë. Madbouly bëri me dije se do të ngrihet një komision i përbashkët i tregtisë, që do të garantojë vijimësinë e marrëdhënieve.

“Ka qenë një kënaqësi dhe nder të takohesha me ju sot dhe delegacionin tuaj. Kjo vizitë e rëndësishme reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera mes nesh. Kemi patur diskutime të rëndësishme sot. Patën nderin të priteshim edhe nga presidenti. Duke qenë në qendër në qendër të dy rajoneve dy vendet luajnë një rol të rëndësishëm të stabilitetit. Në takim tonë sot me kryeministrin diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet tona, në turizëm, energji, tregti dhe kulturë. Shkëmbyem pikëpamje për çështjen ndërkombëtare. Theksova rëndësinë e ngritjes së një komisioni të përbashkët të tregtisë. Kjo do të inkurajojë që të vijojnë marrëdhëniet. Nënshkruam 3 marrëveshje bashkëpunimi. Kjo vizitë një pikë kthese të bashkëpunimit mes dy vendeve. Egjipti pret të forcojë marrëdhëniet me të”- tha kryeministri egjiptian.

Përpara konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me dyer me homologun e tij, ku janë nënshkruar edhe tre marrëveshje bashkëpunimin në fushën e kulturës.

Marrëveshjet e nënshkruara:

1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit

2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit

3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
VIDEO/ Rama viziton xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut në Kajro, shqiptari që themeloi Egjiptin e ri

Gjatë vizitës në Egjipt, Kryeministri Edi Rama vizitoi Xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, një figurë e shquar në historinë e shtetit modern egjiptian, i cili kishte origjinë shqiptare.

Kryeministri u njoh me historinë e Xhamisë, një objekt tepër interesant dhe me vlera të veçanta arkitektonike, vepër e arkitektit të famshëm Jusuf Boshnak.

Historiani i cili shoqëronte Kryeministrin në këtë vizitë rrëfeu se “Xhamia është ndërtuar në kujtim të djalit të Muhhamed Ali, Tosun Pashës. Ai e nisi ndërtimin e xhamisë në vitin 1830 dhe puna vazhdoi deri sa vdiq, në Aleksandri, në vitin 1848. Xhamia është në të njëjtin stil me atë të xhamive otomane, që përbëhet nga ndërtesa katrore të ndara në dy sheshe.”

Kryeministri u ndal në disa prej vendeve të posaçme brenda këtij objekti madhështor ku u njoh me detaje historike dhe të arkitekturës në veçanti.

“Sheshi ku jemi quhet “Haram”, sepse duket tamam si xhamia “Haram” në Mekë, që ka një oborr të hapur dhe një shatërvan, për marrjen e avdesit. Mund të shohim minaret tipike otomane në formë lapsi, që janë të larta 82 metra nga niveli i tokës. Këtu kemi kullën shumë të famshme të sahatit, që mban orën. Kjo orë iu dhurua Muhamed Aliut nga Luis Filip, mbreti i Francës dhe djali i tij, Saidi ndërtoi këtë kullë për të vendosur orën. Është sahati i parë me mekanizëm në Egjipt. E kemi riparuar tashmë dhe është gati të nisë nga puna shpejt, do Zoti. Mund të hyjmë brenda për të parë sheshin tjetër të xhamisë. Njerëzit nuk falen këtu, falen brenda në xhami. Arkitekti i xhamisë është shumë i famshëm, Jusuf Boshnak. Ai e bëri si kopje të xhamisë së Sulltan Ahmedit, në Stamboll. Edhe arkitekti vetë është nga Stambolli, pra ky është një imitim she shkëmbim influencash midis Turqisë dhe Egjiptit nga koha e otomanëve. Xhamia quhet edhe xhamia prej albastre, pasi është e mbuluar me alabastër. Ky lloj mermeri vjen nga një provincë 100 kilometra larg Kajros. Ndërkohë që hyjmë brenda dallojmë mbishkrimet kuranore.” - tregoi historiani.

Kryeministri Rama vizitoi edhe varrin e Muhamed Aliut që u ndërtua në vitin 1857, gati nëntë vjet pas vdekjes së tij.

Fortesa e Kajros brenda se cilës ndodhen Xhamia dhe varri i i Muhamed Aliut është një nga atraksionet më të njohura turistike në Egjipt me rreth 5 mijë deri 8 mijë turistë në ditë.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 24/10/2021 03:37

    Dhe mos harro porosine e Kadri Roshit para se te shkonte mbrapa diellit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje