Ndodh që shpeshherë midis këngëtarëve të ketë akuza të ndërsjellta lidhur me çështjen e "blerjes së klikimeve" për publikimet e tyre muzikore.
Së fundmi,këngëtarja, e cila është akuzuar për blerje klikimesh për këngët e saj është Dafina Zeqiri, por kësaj radhe jo nga një koleg, por nga një ndjekës. Pas kësaj, ka pasur menjëherë një kundërpërgjigje nga ajo në komentin e bërë në rrjetin social "Twitter".
“Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”, ishte komenti i ndjekësit.
Dafina shkruan se nuk ka nevojë të blejë klikime pasi po bën këngë të mira dhe publiku ia di vlerën.
“Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”, shkrua Dafina në kundërpërgjigje të komentit të ndjekësit.
Më pas, Dafina publikon secreenshot-in e bisedës së tyre, ku shkruan:
“Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.

Postimi i Dafina Zeqirit
Komente



