Të huajt më të shumtë në numër që janë të punësuar në vendin tonë janë shtetasit me origjinë turke. Sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ata vitin e kaluar zinin 28% të numrit të të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë, ndërsa italianët rreth 23%.
Pra, shtetas nga këto dy vende zenë gjysmën e numrit të të huajve që punojnë në Shqipëri. Lista e të huajve të punësuar në vend në 2016-n e vijon me shtetasit e Kosovës (7%), ata kinezë (6%) e grekë (5%). Më të paktë në numër janë kanadezë, egjiptianë, maqedonas apo edhe indianë.
Në total, për vitin 2016, u llogaritën 3.326 leje të reja për shtetas të huaj, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë. Pjesa më e madhe e lejeve (rreth 40.5%) janë në rajonin e Tiranës, por ka edhe në Durrës (10% e totalit), Lezhë (7%), etj. Nga 3.326 shtetasit e huaj të punësuar për 2016, rezulton se 1.825 janë të pajisur me leje pune dhe 1.501 të tjerë me vërtetime deklarimi për punësim.
Sipas ligjit shqiptar, shtetasit e huaj që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri para fillimit të punës pajisen me një leje pune, ku të përjashtuar nga ky detyrim janë vetëm shtetasit e Bashkimit Europian, shtetasit e zonës Shengen, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë me përkatësi etnike shqiptare, të cilët, para fillimit të punës, pajisen me një vërtetim deklarimi për punësim.
Në rritjen e numrit të të huajve të punësuar në Shqipëri ka ndikuar padyshim ndërtimi i veprave të mëdha në sektorin e energjisë, siç është gazsjellësi TAP, apo edhe HEC-et mbi lumin Devoll.
Aktiviteti që tërheq më shumë të huaj mbetet ndërtimi (20% të totalit), e më pas shërbimet (18%), industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese me nga 6%, aktivitetet profesionale dhe teknike me nga 9%, telekomunikacioni me 7%. Akomodimi dhe shërbimi ushqimor mbeten më pak të preferuara, pasi të huajt që punojnë në këtë sektor zënë vetëm 1%.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com