TURQI - Mbi gjysmë milioni vajza të mitura janë martuar në dhjetë vitet e fundit në Turqi. Kjo është tabloja që del nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Familjes së Ankarasë.
 
Shifra e 505 mijë rasteve, të martesave të vajzave të moshave 16 apo 17 vjeç, është vetëm shifra e martesave zyrtare, pasi dimensionet e fenomenit në Turqi janë më të mëdha në bazë të disa OJQ-ve.
 
Megjithatë ndikim në këtë fenomen në Turqi ka edhe feja pasi mijëra vajza nën moshën 16 vjeç janë martuar sipas riteve fetare në zonat rurale ose në periferi të qyteteve të mëdha konservatore dhe islame.


Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)