STAMBOLL - Në kuadër të operacionit të koduar "shteti paralel" me qendër në Stamboll gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 4 persona, përkatësisht Drejtori i Përgjithshëm i Samanyolu TV  Hidayet Karaca, Tufan Ergüder, Ertan Erçıktı dhe Mustafa Kılıçaslan, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Shkallës së Parë të Stambollit lexoi vendimin pasi mblodhi të gjithë të dyshuarit dhe avokatët e tyre në një sallë të madhe.

Gjykata vendosi arres me burg për Drejtorin e Përgjithshëm të Samanyolu TV me akuzat; "drejtim dje pjesmarrje në organizatë terroriste", ish drejtoirn e Antiterrorit të Stambollit Tufan Ergüder dhe ish Drejtorin e Polisisë së Rendit të Stambollit Ertan Erçıktı me akuzën "pjesmarrje në organizatat terroriste".

Gjykata vendosi gjithashtu lirimin me kusht paraqitjeje për 8 persona duke përfshirë këtu edhe Drejtorin e Lajmeve të gazetës Zaman Ekrem Dumanlı.

Marrë nga "Anadollu Agency"

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)