TURQI- Të paktën 67 policë turq janë vënë në pranga, nën akuzat për spiunazh, përgjime të paligjshme dhe përdorim të rremë të dokumenteve zyrtare. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-shefi i antiterrorit, Yurt Atayun, i cili iu tha gazetarëve se e gjitha kjo po bëhet për qëllime politike. Gjatë këtij operacioni të ndërmarrë sot në mëngjes, vetëm në qytetin e Stambollit policia ka bërë rreth 200 ndërhyrje.
Pushteti turk ndërmori në fillim të një muaji më parë një hetim të gjerë gjyqësor kundër lëvizjes fetare të predikuesit të mërguar, Fetullah Gulen, armik i kryeministrit islamo-konservator Tayip Erdogan. Ai akuzoi lëvizjen e ish-aleatit për manipulim të hetimit për një sërë skandalesh për korrupsion që përfshin kryeministrin dhe rrethin e tij. Operacioni sotëm policor vjen vetëm pak javë përpara zgjedhjeve presidenciale ku do të kandidojë dhe Erdogan.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO