TURQI - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur, pas një aksidenti në Turqi. Aksidenti bëhet i ditur nga agjencia e shtypit Dogan.
Ndërsa në raportin e policisë rrugore deklarohet se drejtuesi i autobusit kishte humbur kontrollin përgjatë një rruge të mbuluar nga dëbora, në Kayseri në Turqinë qendrore.
Autobusi ka dalë nga korsia e rrugës dhe në vendngjarje kanë arritur operatorët e shpëtimit, të cilët janë munduar të vendosin në pozicionin fillestar autobusin dhe të nxjerrin jashtë trupat e njerëzve që ndodheshin në të.
Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Përveç kushteve të këqija klimaterike, sipas mediave turke, ekziston edhe një mundësi që shoferin ta ketë zënë gjumi ndërsa ngiste autobusin.
Aksidentet rrugore në Turqi, janë shumë të shpeshta duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mijëra personave gjatë një viti.
Shkak për këto aksidente bëhen gjendja e keqe e rrugëve dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com