TURQI - Gjatë ditës së mërkurë, një burrë në Turqi është arrestuar nga policia me një eksploziv fals në trup, afër zyrës së kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan.

Një zëdhënës i kryeministrit tha se policia turke qëlloi në ajër fillimisht dhe më pas arrestoi burrin i cili u mundua të kalonte një kordon sigurie të forcave të rendit.

Por mediat turke në fakt raportuan se policia qëlloi dhe plagososi të dyshuarin i cili kishte me vete një bombë fallso.

Këto zëra u hodhën poshtë pak më vonë nga dëshmitarët okularë që ndodheshin aty gjatë ngjarjes.

Policia ndaloi kalimin në atë zonë dhe shtoi forcat e sigurisë pas incidentit. Një zëdhënës i policisë raportoi se i dyshuari ishte 52 vjeçari Tugrul bayir. Sipas tij, burri e kishte paralajmëruar paraprakisht policinë për atë çka do të bënte, prandaj forcat e rendit ishin mobilizuar dhe po e prisnin.

Gjatë kohës së këtij incidenti, kryeministri turk nuk gjendej në zyrat e tij, por tek selia e partisë së tij.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)