/ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu dënoi ashpër rezolutën e Parlamentit Evropian që i kërkon vendit të tij të njohë gjenocidin armen të vitit 1915 duke konfirmuar se kjo simbolizonte rritjen e racizmit në Evropë.
"Nëse kërkon të kontribuojë për paqen, Parlamenti Evropian nuk duhet të marrë vendime që nxisin urrejtjen kundër disa besimeve apo një grupi etnik", deklaroi Davutoglu para shtypit në Ankara.
"Kjo çështje e kapërcen tashmë çështjen e vetme turko-armene. Është një shenjë tjetër racizimi në Evropë", shtoi ai.
Kryeministri islamo-konservator turk dënoi gjithashtu praninë brenda asamblesë evropiane, të deputetëve nacionalistë apo të ekstremit të djathtë.
"Të gjitha grupet margjinale të Evropës kanë arritur të kenë vende në Parlamentin Evropian", shprehu me keqardhje Davutoglu duke shtuar se vendimet ishin marrë në mënyrë shumë pamenduar.
Në afrim të ceremonive me rastin e 100-vjetorit të masakrave ndaj armenëve kryer nga perandoria osmane në vitin 1915, tensioni rritet mes Turqisë, që hedh poshtë në mënyrë kategorike cilësimin "gjenocid", dhe vendeve apo institucioneve që kërkojnë të përfitojnë nga rasti për ta bërë këtë.
Papa Françesku përmendi javën e kaluar termin "gjenocid" duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë që thirri ambasadorin e saj në Vatikan.
Sipas Erevan dhe shumë kryeqyteteve të tjera, këto vrasje i kanë kushtuar jetën 1,5 milionë armenëve./
/Shqiptarja.com