ANKARA, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, u shpreh optimist sot përsa i përket ndikimeve në Turqi të krizës monetare që po përballet Rusia, parter kryesor tregtar.
"Luhatshmëria e madhe në tregjet ruse do të ketë impakt në vendet në zhvillim, mes të cilave edhe Turqia. Por ne nuk shohim ndonjë rrezik të mundshëm", deklaroi ai para medias në Ankara.
Rusia është partneri i dytë tregtar i Turqisë pas Gjermanisë. Ankaraja është gjithashtu shumë e varur nga gazi natyror rus.
Davutoglu u përpoq të garantojë, duke pohuar se rënia e rublës dhe efektet e saj në tregjet emergjente do të kenë një impakt të limituar. Turqia është e vendosur të respektojë disiplinën buxhetore dhe fiskale, ndërkohë që për gjashtë muaj do të zhvillohen zgjedhjet legjislative.
Vendi me 76 milionë banorë që ka presidencën e radhës së G20-s regjistron një ngadalësim të ndjeshëm të ekonomisë si dhe një prespektivë negative në fushën e inflacionit dhe papunësisë./
/G.S/ a.jor.
/Shqiptarja.com