ANKARA, 22 dhjetor /ATSH-AA/ - Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të qeverisë turke thuhet se Davutoglu në kuadër të vizitës do të zhvillojë një takim me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski dhe do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov.
Davutoglu gjithashtu do të marrë pjesë në manifestimin "Festa e arsimit në gjuhën turke në Maqedoni".
Gjatë vizitës në Maqedoni Davutoglu do të mbajë një sërë takimesh në fushën e politikës, ekonomisë dhe marrëdhënieve tregtare dhe do të diskutojë për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me dy vendet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar./ a.jor.