ANKARA, 12 shtator /ATSH-AFP/ - Turqia ka nevojë për një qeveri të krijuar nga një parti e vetme për të luftuar "terrorizmin" dhe të përmirësojë situatën ekonomike, deklaroi kryeministri Ahmet Davutoglu dy muaj para legjislativeve të parakohshme të 1 nëntorit.
"Një qeverisje me një parti të vetme është e nevojshme për të luftuar njëkohësisht terrorizmin dhe për të ngritur nivelin ekonomik të vendit", deklaroi Davoutoglu para mijëra përkrahësve dhe kuadrove të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP, islamiko-konservator) të mbledhur në kongres në kryeqytetin turk Ankara.
Gjatë legjislativeve të 7 qershorit të kaluar, AKP-ja humbi maxhornacën e saj absolute që e mbante që prej 12 vitesh në Parlament.
Presidenti dhe themeluesi i AKP-së, Recep Tayyip Erdogan, po bën fushatë të fuqishme për partinë e tij me shpresën që të fitojë maxhorancën ambsolute që është e domosdoshme për reformën Kushtetuese të vendit./
/G.S/