Turqi - Të paktën gjashtë persona vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën pas një zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një depo parfumesh në Dilovasi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë.

Sipas pamjeve të transmetuara, dy kate të një ndërtese të përdorur si depo dhe fabrikë parfumesh u shkrumbuan nga zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Përmes një postimi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave.

“Lutem për vëllezërit dhe motrat tona që humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në një depo në lagjen Dilovası të Kocaelit. Njësitë tona përkatëse, veçanërisht Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, kanë nisur një hetim për zjarrin. U shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të vëllezërve dhe motrave tona që humbën jetën në zjarr dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi Erdoğan.