Kryeministri turk, Ahmed Davutoglu u takua sot me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për të informuar rreth dështimit për krijimin e një qeverie koalicioni, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.
Takimi u zhvillua në pallatin presidencial në Ankara në orën 17:00, njoftoi stacioni televiziv "NTV".
Sipas procedurës, Ahmet Davutoglu u shpreh se do t'i kthehejë mandatin Presidentit. Partia kryesore e opozites, CHP nuk humbi kohë për të deklaruar se tani, formimi i ekzekutivit të ri duhet t'i kalojë asaj, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolli.
Partia AK e Davutoglusë e humbi mazhorancën e saj qeverisëse 12-vjecare në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, në masë të madhe për shkak të suksesit që pati HDP-ja pro-kurde.
Votimi do të mbahet brenda 90 diteve pas shpalljes së datës së zgjedhjeve.
/Shqiptarja.com