ANKARA - Me dhjetëra persona që manifestonin për laicitetin në arsim u arrestuan sot në Ankara nga policia që përdori dhunë për të shpërndarë protestuesit, sipas gazetarëve në terren.
Manifestimi i organizuar nga sindikatat e arsimit, u zhvillua në lagjen "Kizilai" të kryeqytetit turk.
Sipas informacioneve, rreth 100 persona u arrestuan, duke përfshirë edhe kryetarin e sindikatës "Egitim-Is", Veli Demir.
Ndërhyrjet e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), partia islamiko-konservatore që është në pushtet, në sistemin arsimor kanë shkaktuar zemërimin e opozitës që sheh në këto veprime një kërcënim kundër karakterit laik të shoqërisë turke.
Qeveria së fundmi ka liberalizuar mbajtjen e ferexhesë islamike në arsimin e mesëm./ATSH/












