ANKARA- Në Turqi kanë dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit dhe Urbanistikës pasi fëmijët e tyre janë në qendër të skandalit, të akuzuar për korrupsion, një çështje që ka tronditur qeverinë islamike dhe konservatore turke.
Muammer Guler, Zafer Caglayan dhe Erdogan Bayraktar kanë dhënë dorëheqje pas arrestimit më 17 dhjetor të 24 personave nën akuzat për ryshfet në një rast që përfshin bankën e udhëhequr nga shteti, Halkbank.
Në skandal u përfshinë edhe fëmijët e ministrave. Mes tyre janë edhe biznesmenë dhe administratorë të Bankës Publike Halbank.
Ministri i Ekonomisë Zafer Caglayan i cili sapo ka dhënë dorëheqjen, në një komunikatë për shtyp, tha se ky është një komplot i tmerrshëm. Caglayan, u shpreh gjithashtu se jep dorëheqjen nga detyra e tij, duke shpresuar se do të zbardhet gjithçka rreth çështjes së skandalit, ku u përfshi edhe qeveria turke.
Pas tij, në Turqi, ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti i tij. Ai është Erdogan Bayraktar, ministër i Ambientit dhe Urbanistikës.
Kryeministri Reccep Tayyip Erdogan është kundërpërgjigjur duke pushuar nga puna zyrtarë të lartë policorë. Ai ka thënë se skandali është komplot i orkestruar nga të huajt.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com