STAMBOLL - Reformat e reja të paraqitura në Turqi, nga kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, do të shërbejnë për të dhënë një impuls proçesit të paqes, me kurdët.
Gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, një nga risitë e deklaruara nga kryeministri turk Erdogan, është mundësia për të marrë arsimimim në gjuhën amtare, ndryshe nga gjuha turke, kjo masë e marrë do të jetë e vlefshme vetëm për shkollat private, por edhe eleminimi i masave shtrënguese mbi shaminë islamike.
Në këtë paketë të reformave, përfshihen edhe masa mbrojtje të lirisë fetare, që do të krijojnë ndëshkime më të rënda të krimeve, që lidhen me urrejtjen, racizmin dhe diskriminimin.
Përsa i përket shkollës, vendosja e gjuhëve të tjera, do të ndihmojë popullin kurd, në edukim në Institutet private.
Është eleminuar gjithashtu edhe betimi i besnikërisë ndaj Turqisë, betim të cilin, studentët e shkollave elementare e përsërisnin çdo mëngjes përpara fillimit të leksioneve.
Kryeministri Erdogan, u fokusua tek masat më të rëndësishme, që nënkupton, mundësinë që u jepet grave, të cilat mund rivendosin shaminë apo veshjen islamike, në zyrat publike, duke përjashtuar zyrat e Gjykatës dhe personelin ushtarak.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com