STAMBOLL, 21 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan i bëri sot kërkesë popullit turk për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare më 1 nëntor, pas dështimit të negociatave për krijimin e një qeverie koalicioni pas zgjedhjeve të qershorit.
"Me vullnetin e Zotit, Turqia do të shkojë drejt kutive të votimit më 1 nëntor", deklaroi presidenti turk për median, duke dalë nga një xhami në Stamboll. Ai shtoi se do të takohet të hënën me Kryetarin e Parlamentit për arritjen e një marrëveshjeje./
/v.b/












