ANKARA - Kryeministri islamik turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili u zgjodh kreu i ri i shtetit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të dielën e kaluar, me 51,8 për qind të votave, premtoi sot se do të ishte presidenti i 77 milionë turqve. I kritikuar ashpër nga opozita laike dhe i kritikuar për autoritarizëm, Erdogan, 60 vjeç, hodhi poshtë akuzat e bëra ndaj tij duke i quajtur si "propagandë të errët". Presidenti i zgjedhur, i cili do të marrë funksionet e tij të reja më 28 gusht, tha se në 12 vitet që ka qenë në krye të partisë islamike AKP ka promovuar lirinë dhe reformën në vend. "Ne kemi respektuar zgjedhjet e jetës së të gjithëve", shtoi ai. Vitin e kaluar miliona të rinj turq dolën në rrugë gjatë protestave të mëdha në "Gezi Park", Stamboll, duke kundërshtuar kryeministrin dhe denoncuar sistemin autoritar në Turqi. Protestat shkaktuan tetë të vdekur dhe më shumë se 8 000 të plagosur./ATSH/.
/Shqiptarja.com











