ANKARA, 1 tetor /ATSH-AFP/ - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi sot koalicionit ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje afatgjatë kundër kërcënimit të xhihadistëve të grupimit të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri duke shprehur keqardhje për rëndësinë e kufizuar të sulmeve ajrore aktuale.
"Tonelatat e bombave që do të lëshohen nga ajri përbëjnë vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm vonojnë rrezikun dhe kërcënimin", deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur para Parlamentit turk.
"Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim, por të gjithë duhet të dinë që Turqia nuk është një vend që do të kenaqet me zgjidhje të përkohshme", shtoi ai.
"Një luftë e vendosur duhet të ndërmerret kundër të gjitha organizatave terroriste në rajon dhe këshillat dhe paralajmërimet e Turqisë duhet të merren në konsideratë", nënvizoi kryeministri turk.
Këto deklarata u bënë një ditë para debatit të parashikuar në Parlament për një mocion të qeverisë islamo-konservatore duke lejuar ushtrinë turke të ndërhyjë në Irak dhe në Siri kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik./
/ec/ a.jor.