TURQI- Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, qeveria e të cilit është “dobësuar” së fundmi nga një seri skandalesh, deklaroi sot se është i gatshëm të lërë politikën në qoftë se AKP, partia e tij islamike nuk fiton zgjedhjet lokale të 30 mars 2014.
Sondazhet japin një parashikim në rënie të mbështetjes së AKP nga qytetarët, krahasuar me numrin e madh të votive që mori 4 vite më parë, me rreth 50 % të votive totale në zgjedhje.
Megjithatë, sipas sondazheve, sërish AKP rezulton forca e parë politike me rreth 36% - 40% të mbështetësve por ende shumë më larg se partia e dytë, CHP e Kemal Kiliçdaroglu, e cila nuk tejkalon rreth 30%.
Redaksia Online
(eç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com