Turqi, Erdogan:Të zgjatet për
një vit gjendja e emergjencës

Turqi, Erdogan:Të zgjatet për<br />një vit gjendja e emergjencës
“Edhe 12 muaj mund të mos jenë të mjaftueshëm”, është shprehur presidenti Recep Tayyip Erdogan duke lënë të kuptohet se gjendja e emergjencës pas grushtit të shtetit të 15 korrikut mund të zgjatet edhe shumë më tepër.
 
Gjendja emergjencës në Turqi është shtyrë edhe me tre muaj të tjerë duke u cilësuar nga Erdogan si domosdoshmëri për të luftuar kërcënimet ndaj qeverisë.
 
Erdogan e ka mbajtur këtë qëndrim një ditë pasi Këshilli Kombëtar i sigurisë mori vendimin për shtyrjen e emergjencës edhe për 3 muaj të tjerë.
 
Këshilli i kryesuar nga Erdogan dhe i përbërë nga udhëheqës politikë e ushtarakë vendosën të mbanin vendin në gjendje emergjente pasi vetëm kështu mund të merren masa për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid